“Ndërmjetësi i atentatit të Doshit tashmë ka ikur në Gjermani”

Shqipëria

“Ndërmjetësi i atentatit të Doshit tashmë ka ikur në Gjermani”

Më: 3 mars 2015 Në ora: 22:20

Gazetari Artan Hoxha ka zbuluar një tjetër detaj të rëndësishëm mbi ngjarjet e fundit që lidhen me akuzat e deputetit Tom Doshi për porositjen e një atentati ndaj tij dhe deputetit Mhill Fufi. I ftuar në emisionin “Studio e hapur”, Hoxha tha se Durim Bami e kishte marrë “porosinë” për të kryer një atentat ndaj dy deputetëve nga një person që sot është larguar në drejtim të Gjermanisë. “Ky person është paraqitur te Durim Bami dhe e ka pyetur nëse e merr përsipër vrasjen e Doshit dhe Fufit kundrejt shumës prej 500 mijë eurosh për të parin dhe 100 mijë euro për të dytin.” Sipas Hoxhës, ky person është identifikuar tashmë nga policia. Ai është paraqitur te Bami në emër të një zyrtari të lartë. Sipas gazetarit, “porositësi” ka një biznes shërbimi në zonën e ish-Bllokut. “Megjithëse kishte marrë paradhënie 13 mijë euro, Bami ka ndërruar mendje dhe ka shkuar te Doshi ku i ka rrëfyer gjithçka” – tha Hoxha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat