Vrasja e Tom Doshit dhe Mëhill Fufit, flet kunati i Sali Berishës

Shqipëria

Vrasja e Tom Doshit dhe Mëhill Fufit, flet kunati i Sali Berishës

Më: 3 mars 2015 Në ora: 22:19

Biznesmeni Agim Rama, kunati i ish-Kryeministrit Berisha, ka deklaruar se “është e paimagjinueshme për mua”, porositja e atentateve ndaj dy deputetëve, Doshi dhe Fufi kundrejt 500 mijë eurove.

I intervistuar nëpërmjet telefonit nga “News 24”, Agim Rama tha: “Nuk kam pse t’i komentoj ato thënie. Nuk dua të përfshihem në këtë lloj katrahure. Me Tom Doshin, asnjëherë nuk jemi takuar, nuk njihemi as për fytyrë me njeri–tjetrin”.

Intervista:

Do të doja të dija komentin tuaj në lidhje me emrin që është përmendur nga ana e z.Braho dhe z.Meta për çështjen “Doshi”.

Agim Rama: Të them të drejtën, nuk kam çfarë t’i bëj ndonjë komenti kësaj thënieje të tyre. Është një gjë e paimagjinueshme për mua, kështu që nuk e meritojnë as komentin.

Keni qënë në dijeni më përpara për këtë?

Agim Rama: Jo

Po me z.Doshi, keni komunikuar?

Agim Rama: Asnjëherë nuk jemi takuar, nuk njihemi as për fytyrë me njeri – tjetrin.

Z.Rama, po si i gjykoni këto akuza?

Agim Rama: Jua thashë edhe njëhërë, nuk dua të prononcohem për këto gjëra. Nuk dua të përfshihem në këtë lloj katrahure. Por nuk e meritojnë as komentin nga ana ime, refuzoj dhe t’i komentoj këto veprime.

Do t’i drejtoheni drejtësisë?

Agim Rama: Refuzoj t’i komentoj të gjitha këto veprime.

Është hera e parë që e dëgjoni emrin tuaj në lidhje me këtë çështje?

Agim Rama: Unë po ju them që nuk dua të bëj komente.(Biseda mbyllet)

Pasi deputeti Tom Doshi akuzoi kryeparlamentarin Iir Meta se kishte porosituar vrasjen e tij dhe të deputetit demokrat Mhill Fufi, ishte Kryesia e Kuvendit që “nxori në skenë” emrin e biznesmenit Agim Rama. Sipas kreut të Komisionit të Sigurisë, që lexoi deklaratën, Doshi muaj më parë kishte vënë në dijeni kreun e Kuvendit se ndaj tij ishte porositur një atentat nga kunati i ish-Kryeministrit Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat