Ambasada e SHBA: Shqetësimet tona lidhur me Tom Doshi i kemi ngritur prej disa vitesh

Shqipëria

Ambasada e SHBA: Shqetësimet tona lidhur me Tom Doshi i kemi ngritur prej disa vitesh

Më: 3 mars 2015 Në ora: 22:01

Një ditë pas deklaratës së fortë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë lidhur me përjashtimin nga grupi i PS-së të deputetit Tom Doshi, Top Channel i është drejtuar selisë diplomatike të Uashingtonit, duke e pyetur nëse kjo ambasadë ka pasur shqetësime më parë për Tom Doshin dhe a i ka bërë prezente këto shqetësime pranë kryeministrit.

Po ashtu, ambasada është pyetur edhe nëse ka shqetësime për të tjerë deputetë nga të dy krahët politike në vend.

Një zëdhënës i Ambasadës së SHBA-së dha këtë përgjigje: “I kemi ngritur shqetësimet tona lidhur me z. Doshi dhe të tjerë me autoritetet shqiptare për shumë vite. Siç thuhej në deklaratën tonë të djeshme, nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive. Mbështesim me forcë punën e Kuvendit për të hartuar legjislacion në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat