Doda: Hetim politikanëve shqiptarë nga një task force amerikane

Shqipëria

Doda: Hetim politikanëve shqiptarë nga një task force amerikane

Më: 3 mars 2015 Në ora: 20:57

Deputetja demokrate Mesila Doda ka reaguar përmes një postimi në Facebook në lidhje me akuzat e hedhura nga deputeti i Qarkut të Shkodrës Tom Doshi, ndërsa kërkon që hetimi të bëhet nga një njësi task force hetimore.

Madje për këtë deputetja e PD-së kërkon ndihmën e DASH për të hetuar të gjithë politikanët shqiptarë.

“Ende askush nuk po sillet vërtetësisht. Tom Doshi, nuk ndryshoi brenda ditës, ky ishte edhe para 5 vitesh, edhe në 21 janar edhe para pak ditësh, edhe sot, ndaj askush nuk ka pse te ndryshojë sjellje nga një ditë në tjetrën.

Do kërkoja nga Departamenti Amerikan i Shtetit të ndërhynte për të sjellë një njësi speciale task force për të hetuar të gjithë politikanët shqiptare.

Hetim, ngritje akuze dhe gjykate speciale të instaluar në vend nga aleatët, një zinxhir fillim fund ndryshe nga gjithë kjo fëlliqësire që po na mbyt.

Eshte e vetmja rrugë zgjidhje për një Shqipëri normale dhe shprese për një të ardhme të fëmijve tanë. Gjithë pjesa tjetër është retorike”, shkruan Doda.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat