LSI flet për "komplotin e pularisë"

Shqipëria

LSI flet për "komplotin e pularisë"

Më: 3 mars 2015 Në ora: 19:36

LSI i pagëzon me një emër tjetër akuzat e deputetit Tom Doshi se Ilir Meta ka paguar për vrasjen e tij dhe deputetit Fufi. Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, flet për “komplotin e pularisë”, duke iu referuar faktit që prej kohësh Tom Doshi është aksioner në një biznes të prodhimit të vezëve me Dritan Priftin. “Komploti i pularisë” të hetohet. Berisha të mos nxitohet, të mos ngrohë vezët e krimit”,- ka thënë Vasili. Reagimi i zyrtarit të lartë të LSI-së erdhi pas akuzave të Tom Doshit ditën e sotme, se Ilir Meta tentoi që të vriste edhe dëshmimtarin kyç, Durim Bani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat