PD mbledh firmat, mocion për shkarkimin e Metës

Shqipëria

PD mbledh firmat, mocion për shkarkimin e Metës

Më: 3 mars 2015 Në ora: 19:31

Partia Demokratike ka filluar të kërkojë mocion për shkarkimin e kreut të Kuvendit, Ilir Meta.

Vendimi u mor me dyer të mbyllura nga grupi i PD-së, pas akuzave të deputetit socialist Doshi, për tentativën e vrasjes së tij dhe deputetit demokrat Fufi.

Gjatë diskutimeve në mbledhjen e grupit, deputetët kërkuan që kreu i Kuvendit të heqë dorë nga detyra e tij, dhe të zbardhet çështja. Po në këtë mbledhje u mblodhën firmat për t’ia paraqitur këtë mocion Kuvendit të Shqipërisë.

Këtë të enjte pritet të ketë një seancë me replika dhe debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, pas akuzave të Doshit se, Meta ka tentuar të vrasë atë dhe një tjetër deputet të PD-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat