Berisha: Jo 600 mijë euro, por s'kam as 60 mijë

Shqipëria

Berisha: Jo 600 mijë euro, por s'kam as 60 mijë

Më: 3 mars 2015 Në ora: 19:05

Ish-kryeministri, Sali Berisha duke komentuar akuzat për përfshirjen e kunatit të tij në çështjen “Doshi”, thotë se kjo është bërë për t’ia faturuar atij eliminimin fizik të deputetit të Qarkut të Shkodrës. Berisha, duke folur për mediat “zbardhi” edhe gjendjen e tij financia duke thënë se nuk ka “as 60 mijë euro”.

“Atyre u duhej emri i Agim Ramës, sepse pas vrasjes, vrasjen do ia faturonin Sali Berishës. Duhet të kishte një sponsor. Të thonin që Sali Berisha ka sponsorizuar 600 mijë euro, Sali Berisha nuk ka 60 mijë euro në llogaritë e tij.

Kjo nuk besohej kërkund. Meta ka marrë përgjigje. Nuk kam pse e pyes kunatin në këtë mes dhe ai as nuk duhet të merret me shpifje të botës së krimit. Meta ka thirrur familjarët, njerëz për t'u thënë se Sali Berisha donte të eliminonte 'vëllanë tënd'. Dhe ka marrë përgjigje burrërore, siç duhet. Do të marrë edhe përgjigje ligjore, sepse kjo është një faqe tjetër e zezë e skenarit të një mafiozi në krye të Parlamentit”, tha Berisha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat