Pas fjalëve të Blushit, flasin miqtë e Kryeministrit

Shqipëria

Pas fjalëve të Blushit, flasin miqtë e Kryeministrit

Më: 3 mars 2015 Në ora: 17:20

Pas komentit therrës të Ben Blushit që i cilësoi shokë të ngushtë Ramën dhe Tom Doshin, miqtë e kryeministrit mundohen të mohojnë këtë miqësi. Sipas Dashamir Pezës, Rama dhe Doshi kanë qenë thjeshtë bashkëpunëtore dhe sipas tij, Doshi u largua vetë nga partia.

“Sherr midis dy shokësh të ngushtë, jo për arsye politike”, ishte komenti përcëllues me të cilin Ben Blushi përkufizoi konfliktin mes Edi Ramës dhe Tom Doshit.
Një miqësi jo fort e rekomandueshme mes një kryeminiestri dhe një njeriu që sipas Ambasadës Amerikane, “pretendohet se është i përfshirë në veprimtari kriminale”.
Përcëllimin e deklaratës së Blushit u munduan ta shuanin miqtë e Kryeministrit, duke mohuar shoqërinë mes tij dhe Doshit.

Dashamir Peza e di shumë mirë që në grupin parlamentar socialist nuk pati asnjë votim për përjashtimin e Doshit dhe ankohet me gazetarët që sipas tij merren me procedurë.

I zënë ngushtë, ndryshon version duke pohuar se deputeti i Shkodrës u largua vetë.

Përballë kërkesës së opozitës që pretendon dorëheqjen e Ilir Metës nga kreu i Kuvendit, Peza pohon se nuk ka asgjë që të justifikojë një hetim të thelluar, ndonëse këtë nuk e thotë si deputet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat