Dade: Fuqizim ekonomik grave

Shqipëria

Dade: Fuqizim ekonomik grave

Më: 3 mars 2015 Në ora: 17:10

Kryetarja e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade, në fjalën e mbajtur në konferencën e organizuar nga OSBE/ODIHR në bashkëpunim me Parlamentin e Serbisë, vlerësoi nevojën e fuqizimit ekonomik te grave.

Gjatë seancës kushtuar grave në udhëheqje, ku ishin të pranishëm përfaqësues të Forumit Global të Grave në Parlament, Dade tha se fuqizimi i grave në udhëheqje ka ndikim në të gjitha sferat e veprimtarisë shoqërore, por nevojitet fuqizimi i tyre në punësim, shkollim e kualifikim, në fusha ku ato janë të margjinalizuara.

Dade tha se gratë parlamentare, përveç përmirësimit të legjislacionit për krijimin e hapësirave për inkurajimin e gruas në biznes, por dhe përmes strukturave ekzekutive, duhet të tregojnë kujdes që kjo çështje të jetë në vëmendje për të krijuar mundësi punësimi, në përputhje me legjislacionin në fuqi të grave e vajzave, si në sektorin publik edhe në sektorin privat.

Dade sugjeroi që takimi i radhës në Tiranë të diskutojë për instrumentet efektivë të fuqizimit të grave e të bashkëpunimit rajonal për këtë çështje, në një rajon që sheh nga e ardhmja e përbashkët dhe për të ndarë përvojat pozitive të funksionimit të kuotave gjinore të përfaqësimit e rritjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat