Plani për vrasjen e Doshit, arrestohet një person nga Fushë Kruja

Shqipëria

Plani për vrasjen e Doshit, arrestohet një person nga Fushë Kruja

Më: 3 mars 2015 Në ora: 13:57

Një person është ndaluar pas akuzave të deputetit Tom Doshi se është kërkuar eliminimi i tij fizik.

I dyshuari Durim Bami po tentonte të kalonte kufirin në Hanin e Hotit, kur është arrestuar.

Ai po merret në pyetje pasi dyshohet si i përfshirë në planin për eliminimin e deputetit Doshi.

Bami është nga Fushë Kruja dhe vetëm pak ditë më parë i ka shpëtuar një atentati me bombë.

Në makinën e tij BMW X5 u vendos 400 gramë eksploziv më 22 shkurt.

Bami, që është pronar i një pike bastesh, e ka vënë re eksplozivin dhe ka lajmëruar policinë.

Bami është një person me precedentë penalë.

Ai është dënuar me katër vite burg për pengmarrje.

Bami ishte personi i fundit që është parë me Enver Stafukën, përpara rrëmbimit të tij.

Stafuka është personi që ka vjedhur makinën, që dyshohet se është përdorur në vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt.

Një ditë më parë u raportua se një person, që kishte lidhje me planin për vrasjen e Tom Doshit, është tentuar të eliminohet.

Të hënën Tom Doshi deklaroi se Ilir Meta ka paguar për eliminimin e tij dhe deputetit demokrat, Mhill Fufi.

Ai tha se ka video që e fakton këtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat