Berisha: Vendi po destabilizohet, qytetarët të ngrihen

Shqipëria

Berisha: Vendi po destabilizohet, qytetarët të ngrihen

Më: 3 mars 2015 Në ora: 12:08

Ish- kryeministri Sali Berisha mendon se ndaj Prokurorit të Përgjithshëm po bëhet presion nga ai që Berisha e quan “Këshilli i Vrasjeve”.

“Te dashur miq, Keshilli i vrasjeve me porosi ne krye te parlamentit dhe ekzekutivit, Meta -Rama -Tahiri – Braho, therrasin sot ne kryeministri Prokurorin e Pergjithshem me temen: Hajde dhe na heto po deshe!!!

I bej thirrje Presidentit te Republikes te marre çdo mase per te garantuar veprimtarine normale te Prokurorise se Pergjithshme, ne kushtet kur kupola e krimit po ben cdo gje te destabilizoje vendin. I bej thirrje Prokurorit te Pergjithshem qe ne keto momente kritike per shoqerine shqiptare te hetoje dhe te ndjek penalisht te gjitha ata zyrtare te lart te implikuar ne nje projekt makaber qe do te zhyste vendin ne nje konflikt civil te papare. Ju bej thirrje qytetareve te ngrihemi fuqishem per te shpetuar vendin, shoqerine tone nga kreret e krimit qe drejtojne sot Parlamentin dhe qeverine e Shqiperise!!” shkruan Berisha në FB.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat