Akuzat e Tom Doshit, Rama thërret Tahirin dhe Llallën në Kryeministri

Shqipëria

Akuzat e Tom Doshit, Rama thërret Tahirin dhe Llallën në Kryeministri

Më: 3 mars 2015 Në ora: 10:21

Deklarata e fortë të deputetit Tom Doshi, vunë në lëvizje të gjitha instancat, lidhur me akuzën e rëndë se kryeparlamentari Ilir Meta kishte paguar për një atentat ndaj tij.

Kryeprokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla dhe ministri i Punëve të Brendshme, Saimir Tahiri, janë takuar këtë mëngjes me kreun e qeverisë, Edi Rama në ambientet e Kryeministrisë.

09:50 – Llalla dhe Tahiri priten nga Rama

Kryeprokurori Adriatik Llalla dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, mbërritën rreth orës 09:30 në ambientet e Kryeministrisë. Pas vendimit të grupit parlamentar socialist për ta përjashtuar, Tom Doshi hodhi akuza edhe ndaj ministri Tahiri. Doshi e akuzoi këtë të fundit, se ishte në dijeni të atentatit që do të kryhej nga tij, madje ministri e ka takuar personin e paguar në zyrën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat