Kreditë e këqija nga 25% në 22.8 % brenda 3 muajve të fundit. Këtë lajm të mirë për ekonominë shqiptare, e raporton shefi i qeverisë, Edi Rama.
Përmes një statusi në “Facebook”, Rama bën të ditur se kreditë e këqija kanë pësuar ulje, krahasuar me 3-mujorin e mëparshëm.
Për të, ky është një tregues i qartë se jemi në hapat e duhur, të cilat po bëjnë të mundur rimëkëmbjen e ekonomisë.
“Lajm i mirë, ulen kreditë e këqija nga 25 në 22.8 % në raport me 3-mujorin e mëparshëm. Vazhdojnë shenjat pozitive të rimëkëmbjes ekonomike”, shkruan Rama.