Ish-socialisti Islami: Akuzat e Tom Doshit, e pamundur të hetohen për shkak të kriminalizimit

Shqipëria

Ish-socialisti Islami: Akuzat e Tom Doshit, e pamundur të hetohen për shkak të kriminalizimit

Më: 2 mars 2015 Në ora: 23:04

Hetimi i akuzave të Tom Doshit nga Prokuroria dhe Gjyqësori, në këndvështrimin e Kastriot Islamit, një tjetër deputeti të përjashtuar nga radhët e PS-së, “duket i vështirë, për të mos thënë i pamundur, pasi kriminalizimi ka arritur nivelin më të lartë të qeverisjes.”


Sipas Islamit, “kriminalizimi ka prekur rëndë drejtuesin e Qeverisë, drejtuesin e Kuvendit, drejtuesin e Ministrisë së Brendshme dhe të Policisë së Shtetit të cilët rezultojnë nga akuza dhe akuzuesi të implikuar rëndë në vrasjet politike.”


Islami gjykon se “rruga e vetme efikase për dekriminalizimin e politikës duket ajo e protestave popullore për çrrenjosjen e oligarkisë, banditizmit dhe kriminalizimit politik…Çdo ditë që kalon e bën situatën edhe më të vështirë, por edhe suksesin e procesit të dekriminalizimit ndoshta të pamundur, – shkruan Islami në Fb.- Kështu ka dështuar Revolucioni Portokalli në Ukrainë, të cilin e kryen me shumë sakrifica, por e kryen me vonesë, kur rrënjët e oligarkise e krimit politik ishin shumë të thella.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat