571-vjetori i Kuvendit të Lezhës, Tushaj: Të kthehet në festë kombëtare

Shqipëria

571-vjetori i Kuvendit të Lezhës, Tushaj: Të kthehet në festë kombëtare

Më: 2 mars 2015 Në ora: 21:51

571 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës u përkujtua përmes një sërë ceremonish në Lezhë. Kryebashkiaku Viktor Tushaj pohoi se kjo datë duhet të festohet kombëtarisht. Besëlidhja e Lezhës u mbajt më 2 mars 1444, në katedralen e Shën Nikollës, me qëllim bashkimin e sa më shumë fisnikëve kundër Perandrorisë osmane, si dhe rimëkëmbjen e Mbretërisë së Arbrit.
Lezhë- Drejtues vendorë, perfaqësues të trevave shqipfolëse, klerikë e qytetarë kanë përkujtuar 571-vjetorin e Kuvendit të Lezhës.
Për qytetarin e parë të Lezhës, Viktor Tushaj, kjo ditë duhet të kthehet në një festë kombëtare, pasi ende nuk ka një datë zyrtare që lidhet me emrin e Gjergj Katriotit.
Në ditën e Besëlidhjes, Prefekti i Lezhës Ndrec Dedaj, shprehet se mesazhi i Kuvendit të mbledhur 571 vite më parë, duhet të jetë model edhe në ditët e sotme.
Me qëllim që 2 Marsi të kthehet në një festë kombëtare, shoqëria civile i dorëzoi zyrtarisht Kreut të bashkisë Lezhë një peticion me firmat e qytetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat