Spartak Braho: Tom Doshi i tha Metës se kunati i Berishës ka vënë 500 mijë euro për ta vrarë

Shqipëria

Spartak Braho: Tom Doshi i tha Metës se kunati i Berishës ka vënë 500 mijë euro për ta vrarë

Më: 2 mars 2015 Në ora: 21:32

Spartak Braho ka reaguar pas akuzave të Tom Doshit, se Ilir Meta do ta vrasë.

Ai ka thënë se Doshi ka informuar Metën disa muaj më parë, se kunati i Sali Berishës, Agmi Rama, ka dhënë 500 mijë euro për vrasjen e tij.

“Para disa muajsh kreu i Kuvendit u informua nga deputeti Tom Doshi për atentatin që po përgatitej ndaj tij.

Kunati i Sali Berishës, Agim Rama kishte dhënë 500 mijë euro për elemimin e Tom Doshit dhe Mëhill Fufit për destabilizimin e vendit.

Pas kësaj u mblodh kreu i Kuvendit, Ilir Meta, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kryeprokurori Adriatik Llalla dhe u vendos zbardhja e këtij krimi.

Sot kërkojmë që deputeti të dorëzojë në polici dhe prokurori provat video në lidhje me akuzat dhe të zbardhen.

Kërkojmë nga policia që të mbrohen deputetët Tom Doshi dhe Mëhill Fufi pasi u rrezikohet jeta”, tha Braho.

Ndërkohë, sot Doshi deklaroi se ai që do ta vrasë është Ilir Meta, dhe jo kunati i Berishës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat