MAS fiton gjyqin me “Vitrinën”

Shqipëria

MAS fiton gjyqin me “Vitrinën”

Më: 2 mars 2015 Në ora: 20:13

Gjykata e Tiranës ka rrëzuar sot kërkesën e Universitetit “Vitrina” për pezullimin e Vendimit të Këshillit të Ministrave, i cili parashikon heqjen e licencës së këtij institucioni. Sipas gjykatës, vendimi i Ministrisë së Arsimit është një akt i bazuar në zbatim të kushtetutës dhe ligjit të Arsimit të Lartë dhe për këtë arsye pretendimi i “Vitrinës” është i pabazë.

Duke mbajtur në fuqi ende vendimin e ministrisë që për pezullimin e këtij institucioni, gjykata legjitimon vendimin e Ministrisë së Arsimit për të mbyllur universitetin “Vitrina”.

“Vitrina” kishte kërkuar që të shfuqizohej VKM e cila vendoste për mbylljen e këtij institucioni, dhe të vijonte sërish aktivitetin njësoj si më parë. Por Ministria e Arsimit ka konstatuar se ky institucion nuk i plotëson kushtet për të vijuar aktivitetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat