Basha: Ilir Meta të japë dorëheqjen

Shqipëria

Basha: Ilir Meta të japë dorëheqjen

Më: 2 mars 2015 Në ora: 19:53

Partia Demokratike me anë të kryetarit të saj, Lulzim Basha ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta pasi është urdhëruesi i vrasjes së dy deputetëve.

Me anë të një konference për median, Basha tha se sot “shqiptarët kanë parë se deri ku po shkon inkrimimin i dyshes Rama –Meta”.

“Në këtë teatër janë, Edi Rama, Ilir Meta, Saimir Tahiri e deputetët e tyre që deri më dje ishin më të besueshëm.

Kemi parë një histori me vrasës me pagesë që nuk zhvillohet në kthina të mafias por në qeveri.

Aleanca me krimin sjell krim”, tha Basha gjatë fjalës së tij.

“Kryetari i Kuvendit akuzohet për vrasje, se ka urdhëruar vrasjen e dy deputetëve të Kuvendit” theksoi Basha.

Më pas ai ishte më i ashpër, ku kërkoi edhe dorëheqjen e Ilir Metës nga Kuvendit.

“Kryetari i Kuvendit duhet të dorëhiqet menjëherë dhe të vihet në dispozicion të drejtësisë.

I kërkoj prokurorisë të nisë hetimet për të zbardhur këtë krim”, nënvizoi Basha.

“Akuza është më e rëndë sepse prej 5 muajsh deputeti i ka njoftuar për atentatin.

Ky është një krim më i madh, për të parë se deri ku shkon zhytja në krim e Ramës dhe Tahirit.

Këto fakte ne i kemi denoncuar që në ditët e para.

Kjo është një çështje e dinjitetit të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Asnjë shqiptar nuk mund të pranojë në krye të Kuvendit një njeri të akuzuar për 2 vrasje, nuk mund të pranojë një kryeministër si palë në krim.

PD është e vendosur që të mos e lëjë Shqipërinë peng te klanet kriminale e vrasësit serialë”, tha kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë fjalës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat