Ja kush është deputeti i PD Fufi që Doshi deklaroi se do ta vrisnin

Shqipëria

Ja kush është deputeti i PD Fufi që Doshi deklaroi se do ta vrisnin

Më: 2 mars 2015 Në ora: 18:43

Në deklaratën e bërë ditën e sotme deputeti Tom Doshi, u shpreh se Ilir Meta ka urdhëruar jo vetëm vrasjen e tij, por edhe të kolegut të tij demokrat Mëhill Fufi. Deputeti demokrat, që marrjes së mandatit ka qenë në hije gjatë gjithë kësaj kohe por që deklarata e Doshit e rikthue në vëmendje edhe një herë.

Por kush është Mëhill Fufi?
Deputeti i Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës, u bë i njohur në zgjedhjet e 23 qershorit të vitit 2013, pas një konflikti të tij verbal me militantin e Lëvizjes Socialiste për Integrim Gjon Gjoni, ku Fufi e akuzonte për blerje votash.

Konflikti degradoi deri në përdorimin e armës, dhe si rezultat mbeti i vrarë militanti i LSI Gjoni ndërsa deputeti i PD Fufi dhe kushëriri i tij Kastriot Fufi mbetën të plagosur, ndërsa autori i ngjarjes ende dhe sot nuk është arrestuar.

Por edhe në përfundim të procesit të numërimit ët votave, Fufi nuk arriti të dalë deputet i së djathtës për qarkun e Lezhës, duke qenë i pesti në listën e PD. Ishte dorëheqja e Vasil Bicit, deputeti i fundit që doli na radhët e PD për Lezhën (nga 4 deputetë që fitoi Partia Demokratike në këtë qark) e cila bëri që mandati i deputetit t’i kalojë pikërisht kandidatit tjetër në radhë, e pikërisht Mëhill Fufit.

Në ato kohë, u hodhën dyshimet se Bici ishte tërhequr për shkak të presioneve të Fufit, por asgjë nuk u verifikua.

Duhet të vinte 23 dhjetori i vitit 2013, që Fufi të vihej sërish në vëmendje, kur persona të paidentifikuar i vjedhin deputetit një armë zjarri pistoletë, brenda në automjetin e tij, por që rezultoi që armën e kishte me leje.

Që nga ajo kohë Mëhill Fufi nuk është përmendur më deri ditën e sotme nga deklaratat e Doshit, ndërsa ende nuk ka një reagim zyrtar të deputetit të opozitës. Duhet nënvizuar edhe fakti që Fufi ka qenë edhe nënkryetar i Këshillit të Qarkut Lezhë, detyrë të cilën e dorëzoi pas marrjes së mandatit të deputetit të PD.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat