SHBA mirëpret përjashtimin e Doshit: Pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale

Shqipëria

SHBA mirëpret përjashtimin e Doshit: Pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale

Më: 2 mars 2015 Në ora: 17:30

Ambasada amerikane në Tiranë mirëpret vendimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përjashtuar Z. Tom Doshi.
Ambasada shton më tej se deputeti Doshi “pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale”.
Ambasada i bën thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë të hetojë dhe ndjekë penalisht kriminelë dhe zyrtarë të korruptuar në të gjitha nivelet.
Deklarata e plotë:
Shtetet e Bashkuara mirëpresin vendimin e Partisë Socialiste të Shqipërisë për të përjashtuar Z. Tom Doshi, i cili pretendohet se është përfshirë në veprimtari kriminale.
Shtetet e Bashkuara e marrin seriozisht kanosjen e krimit dhe korrupsionit ndaj shoqërive të lira dhe demokratike.
Nxisim të gjitha partitë politike në Shqipëri të largojnë individët e përfshirë në veprimtari kriminale apo korruptive.
Mbështesim me forcë punën e Kuvendit për të hartuar legjislacion në përputhje me Rezolutën e 24 dhjetorit 2014.
Më tej, i bëjmë thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të Shqipërisë të hetojë dhe ndjekë penalisht kriminelë dhe zyrtarë të korruptuar në të gjitha nivelet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat