Doshi: Rama më kërkoi prova!

Shqipëria

Doshi: Rama më kërkoi prova!

Më: 2 mars 2015 Në ora: 17:16

Deputeti i Qarkut të Shkodrës, Tom Doshi duke folur sërish për përjashtimin e tij nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, është shprehur se kreu i PS-së i ka kërkuar prova lidhur me akuzat për eliminimin e tij fizik.

Deklarata e Tom Doshit:

Për mua nuk ishte e papritur kjo që ndodhi. Ka kohë që unë jam në pritje të zbardhjes të organizimit të atentatit ndaj meje dhe askush nuk lëvizi për plot 5 muaj. Ku na çon ky fakt? Në mbrojtjen e krimit. Kjo është Rilindja?Unë bëj pjesë në grupin e njerëzve që e besuan Rilindjen por si ta besoj më kur unë kam 5 muaj që kam informuar Prokurorin e Përgjithshëm, Ministrin e Brendshëm, Kryeministrin dhe vete Ilir Metën për faktin dhe përgjigja ishte vetëm heshtje dhe mbulim. E thërrita vetë Ilir Metën dhe ia thashë në sy sepse unë nuk kam asgjë që mund të më hëqi guximin të përballem me këdo.

Sot, me kërkoi Edi Rama prova, në fakt mesa duket kryeministri nuk e njeh rëndin e punëve, provat duhet t’i gjejë shteti jo unë edhe pse unë i kam ofruar çdo informacion që kisha dhe prova (i porosituri për të kry krimin) i ka shku në zyrë vetë Ministrit të Brendshëm dhe Drejtorit të Policisë të Shtetit dhe i ka treguar për porosinë dhe porositësin. Këto janë të vërtetat e mija të nderuar miq, dhe me gjithë këtë problem mbi kry pata durimin për të pres në heshtje.
Edhe reagimi im në media nuk u lidh me faktin e eliminimit tim fizik. Reagimi jem erdhi si rezultat i problematikës në zonën time. Unë kam një problem, kontrata me qytetarin e cila është thy. Unë tashme nuk bëj më pjesë ne grupin parlamentarë socialist por ama jam kryelartë përballë të gjithë bashkëqytetarëve të mi që më besuan, kryelartë sepse të paktën sot të gjithë jemi në një stad, të zhgënjyer. Unë nuk kam hyrë në politike për t’i ba lajka drejtuesit të rrallës por për të mbajt premtimet e bëra. Megjithatë unë për ju të nderuar bashkëqytetarë do jem gjithmonë një derë e hapur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat