Baltë e kuqe në Rrugën e Kombit

Shqipëria

Baltë e kuqe në Rrugën e Kombit

Më: 2 mars 2015 Në ora: 16:50

Nje pjese e Rruges se Kombit eshte mbuluar me balte te kuqe. Shkak per kete jane bere mjetet e tonazhit te rende qe levizin ne kete aks. Policia e qarkullimit duket e pafuqishme per te parandaluar kete ndotje ne nje prej autostradave me te rendesishme ne vend.
Lavazhi i vendosur nga firma mirembajtese duket sikur nuk po kryen asnje funksion.
4 kilometra ne njerin kah te Rruges se Kombit, nga Fushdukagjini ne Kukes jane te mbuluara nga balta e kuqe.
Ndotja nga mjetet e tonazhit te rende qe transportojne mineral hekur-nikeli drejt Kosoves ka marre permasa te medha.
Vec imazhit negativ, shtresa e pluhurit dhe baltes po kthehet ne nje rrezik serioz per aksidente te mundshme.
Policia rrugore ka nje postobllok dhe monitoron situaten por pamjet tregojne se rreptesia e kodit rrugor nuk funksionon.
Vetem pak dite me pare, kompania sipermarrese mbylli nje shteg ne afersi te tunelit, i cili shfrytezohej ne menyre te paligjshme per daljen shkurt ne autostrade .

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat