Blushi komenton përjashtimin e Doshit

Shqipëria

Blushi komenton përjashtimin e Doshit

Më: 2 mars 2015 Në ora: 16:40

Ben Blushi duke folur për përjashtimin e Tom Doshit nga Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste u shpreh se, “bashkëjetesa me kushte ishte e pamundur”, duke iu referuar kushteve të vendosura nga deputeti i Shkodrës për kryeministrin, Edi Rama.

“E thash edhe në mbledhje është historia e dy shokëve që u zunë për arsye që nuk duan të na i thonë dhe as duam t’i marrim vesh. Por fatkeqësisht një histori miqësie disa vjeçare që u prish për motive që nuk dua t’i di, por që për fat të keq nuk janë politike po i vë një damkë të madhe Partisë Socialiste."

"Sigurish që Edi Rama duhet ta administronte këtë gjë prej shumë kohësh, të qeveriste më mirë, ka përgjegjësinë e vet, sado që jam dakord me faktin që bashkëjetesa në ato kushte ishte e pamundur”, u shpreh Blushi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat