Zgjedhjet, PS kandidon në 37 bashki, LSI në 18, ja ndarja

Shqipëria

Zgjedhjet, PS kandidon në 37 bashki, LSI në 18, ja ndarja

Më: 2 mars 2015 Në ora: 09:39

Edi Rama dhe Ilir Meta arritën të mbyllnin me sukses negociatat, në lidhje me zgjedhjet vendore të 21 qershorit të 2015-ës. Dy krerët e partive politike të mazhorancës kanë mbyllur marrëveshjen për ndarjen e posteve të bashkive.

Nën siglën e së majtës në Bashkinë Lezhe pritet rikandidimi i Viktor Tushajt, i cili prej dy mandatesh e drejton këtë njësi vendore. Mandatin e fundit ai e fitoi bashkinë pas koalicionit që Lëvizja Socialiste për Integrim bëri më Partinë Demokratike, asokohe në pushtet.

Edhe në Bashkinë Kukës pritet rikandidimi i Hasan Halilajt, i cili tashmë nën siglën e Lëvizjes socialist për integrim kërkon një mandat të tretë për drejtimin kësaj njësie vendore.

Hasan Halilaj është zgjedhur për dy mandate kreu i Bashkisë Kukës nën siglën e Partisë Demokratike, ndërsa dy vite më parë ai vendosi të braktistë PD për t'ju bashkangjitur LSI-së.

PS do të vendosë kandidatët e saj në 37 bashki, ndër të cilat Tirana, Durrësi, Elbasani, Korça, Shkodra, Vlora, Sarandë, Himarë etj. Kurse LSI do të ketë si bashki kryesore: Beratin, Lezhën, Kukësin, Gjirokastrën, Lushnjen, Pukën dhe Krujën .

Negociatat përfunduan pas një sërë diskutimesh, ku kërkesa kryesore ishte Fieri, të cilin e kërkonte LSI-ja dhe në pikëpyetje kishin mbetur Shkodra dhe Vlora.

Një pjesë e bashkive të mbetura do t'u lihen PBDNJ-së dhe PDIU-së. Deri më tani mendohet që PBDNJ do ketë Dropullin dhe Finiqin, kurse PDIU-ja Konispolin dhe Rrogozhinën.

Bashkitë me kandidatë të PS-së

Tiranë, Durrës, Fier, Malësi e Madhe, Shkodër, Tropojë, Fushë-Arrëz, Has, Klos, Kurbin, Mat, Mirditë, Shijak, Kamzë, Kavajë, Elbasan, Peqin, Librazhd, Gramsh, Belsh, Divjakë, Ura Vajgurore, Poliçan, Patos, Mallakastër, Roskovec, Tepelenë, Përmet, Këlcyrë, Korçë, Devoll, Maliq, Kolonjë, Libohovë, Vlorë, Himarë, Sarandë

Bashkitë me kandidatë të LSI-së

Berat, Lezhë, Kukës, Gjirokastër, Lushnje, Pogradec, Skrapar, Kuçovë, Patos, Krujë, Cërrik, Pukë, Bulqizë, Vau i Dejës, Delvinë, Selenicë, Vorë, Përrenjas

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat