Prokuroria: Trafiku i drogës në 2014, i pesëfishuar

Shqipëria

Prokuroria: Trafiku i drogës në 2014, i pesëfishuar

Më: 2 mars 2015 Në ora: 08:04

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve është duke hartuar një projekt, që do t’u japë mundësinë dhjetëra të dënuarve të përfitojnë nga gjysmëliria.

Në nenin 58 të Kodit Penal, parashikohet që për dënimet deri në një vit burgim, gjykata mund të vendosë që personi kryerës i veprës penale të dalë në gjysmëliri, çka nënkupton që, gjatë ditës të punojë, studiojë, kualifikohet apo të kryejë përgjegjësi familjare etj. dhe të kthehet në burg pasi të përfundojë këto detyrime.

Por në projektin e ri, synohet që të rritet ndjeshëm numri i përfituesve nga gjysmëliria, pasi ky nen i Kodit nuk dha efektet e pritshme. Gjithashtu, në fokus të kësaj nisme të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, është rehabilitimi i të dënuarve, si dhe ulja e sigurisë në burgje. Zyrtarë të Burgjeve thanë se projekti synon që gjysmëliria të mos përfitohet vetëm me vendim gjyqësor, por të firmoset nga vetë drejtuesit e burgjeve, në momentin kur i dënuari të plotësojë disa kritere.

Në projektin që domosdoshmërisht kërkon ndryshime ligjore, është menduar që në 2 ose 3 vitet e fundit të dënimit, të dënuarit të përfitojnë nga gjysmëliria, çka nënkupton që ditën ta kalojnë jashtë qelive të burgut dhe në darkë të kthehen në qeli. Prioritet i këtij projekti, do të jenë gratë e dënuara, të rinjtë të cilëve u ndërpriten studimet si dhe kryefamiljarët./ballkan web/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat