Greva- Avokati i Popullit nis hetim administrativ për kërkesat e studentëve

Shqipëria

Greva- Avokati i Popullit nis hetim administrativ për kërkesat e studentëve

Më: 1 mars 2015 Në ora: 15:54

Avokati i Popullit bën të ditur se ka nisur hetimin administrativ rreth kërkesave të disa studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, të cilët kundërshtojnë VKM-në për tarifat, duke e cilësuar si diskriminuese.

Avokati i Popullit në një njoftim për mediat, fton studentët grevistë që të paraqesin pretendimet e tyre për tarifat diskriminuese pranë institucionit të Avokatit të Popullit, në mënyrë që hetimi administrativ të kryhet i plotë dhe gjithëpërfshirës.

Gjithashtu, Avokati i Popullit, duke iu referuar disa deklaratave në media të studentëve grevistë për dhunë nga policia në momentin e nxjerrjes së tyre nga greva, i fton ata të paraqiten pranë Avokatit të Popullit për të dhënë dëshmitë dhe ankesat e tyre rreth kësaj situate.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat