Tavo: Nuk kandidoj në Gjirokastër, do jetë sërish Bime

Shqipëria

Tavo: Nuk kandidoj në Gjirokastër, do jetë sërish Bime

Më: 1 mars 2015 Në ora: 14:09

Deputeti i LSI-së Vangjel Tavo ka rrëzuar idenë se ai mund të jetë kandidati i mazhorancës për Bashkinë e Gjirokastrës.

Ditët e fundit është folur shumë për një kandidaturë të mundshme të tij dhe zërat u përforcuan më shumë pas denoncimit që INUK i bëri Flamur Bimes.

Shumë njerëz e panë këtë si një sinjal drejtuar Bimes për t’u tërhequr nga gara e 21 qershorit.

Por Tavo ka thënë se nuk ka ndërmend të lërë mandatin e deputetit për të garuar në zgjedhjet vendore.

“Unë do të përfaqësoj elektoratin tim në parlament, nuk kam ndërmend të kandidoj në 21 qershor”, ka thënë Tavo.

Ai madje ka hedhur idenë se mund të jetë sërish Flamur Bime kandidati i mazhorancës në Gjirokastrës.

“Edhe Bime mund të jetë një nga kandidaturat potenciale të mazhorancës në Gjirokastër. PS dhe LSI po shqyrtojnë emrat e mundshëm dhe Bime është një prej tyre”, tha Tavo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat