Kuvendi diskuton të hënën ligjin për ngritjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit

Shqipëria

Kuvendi diskuton të hënën ligjin për ngritjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit

Më: 1 mars 2015 Në ora: 13:28

Komisionet e Kuvendit do të shqyrtojnë të hënën, ligjin për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, ligj i cili kalon procesin e integrimit nën kompetencat e parlamentit.

Ligji parashikon ngritjen e Këshillit Kombëtar të Integrimit, i cili do të drejtohet nga kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu. Qëllim i Këshillit do të jetë koordinimi i punës për përmbushjen e 5 prioriteteve të vendosura nga BE për procesin e integrimit.

Këshilli Kombëtar i Integrimit do të jetë mekanizmi që duhet të konsultojë vendimmarrjen e qeverisë si përgjegjëse e reformave të integrimit me Parlamentin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat