Paloka: Policia e Ramës dhunon qytetarët

Shqipëria

Paloka: Policia e Ramës dhunon qytetarët

Më: 1 mars 2015 Në ora: 12:24

PD ka nisur fushatën parazgjedhore duke përdorur qytetarët, kundër qeverisë. Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, denoncoi sot Policinë e Shtetit, që sipas tij kanë dhunuar qytetarët që protestojnë për të drejtat e tyre.

Paloka reagoi lidhur me dy protestat e ndodhura në kryeqytet, ajo e studentëve të mjekësisë dhe protesta në Kamzë e qytetarëve të cilët nuk kanë paguar energjinë elektrike prej 1 viti.

“Rama u është përgjigjur me dhunë dhe burg qytetarëve të Kamzës që protestonin për energjinë. Studentët që protestonin për të drejtat e tyre janë dhunuar dhe poshtëruar sikur të jenë armiq të këtij vendi. Kjo është policia e Ramës, kundër qytetarëve shqiptarë. Policia që dhunon fëmijë, qytetarë të pafajshëm në rrugë, por nderon banditët dhe u vë eskorta. Duke u bërë një paralajmërim këtyre të mos vazhdojnë më tu binden urdhrave politik të Ramës dhe Tahirit. Kushdo që do të zbatojë urdhra politikë, do të mbajë përgjegjësi personale, duke filluar nga më i fundit deri te kreu i policisë. Qytetarë mos prisni që dhuna dhe fatkeqësia t’ju vijë tek dera e shtëpisë, por të reagojmë”, deklaroi Paloka.

Paloka shprehu mbështetjen për një qytetar, i cili pretendon se është shoqëruar në komisariat dhe është dhunuar pa asnjë motiv, vetëm sepse ndodhej rastësisht në një zonë të Kamzës, ku banorët po protestonin për rikthimin e energjisë elektrike.

“Isha krejt rastësisht në zonë. Unë nuk isha në protestë. Aty vjen policia. Më fusin krahët dy civilë, më çojnë tek shefat. Më çojnë në komisariat, më ofenduan më shanë, më qëlluan”, deklaroi qytetari. Ai tregoi edhe disa fotografi të, për ët cilat pretendoi se ishin plagët e dhunës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat