Tahiri: Punonjësi i policisë që dje merrte rryshfet, sot arreston rryshfetdhënësin

Shqipëria

Tahiri: Punonjësi i policisë që dje merrte rryshfet, sot arreston rryshfetdhënësin

Më: 1 mars 2015 Në ora: 11:35

Policia e Fierit arrestoi sot një 38-vjeçar që ka tentuar të korruptojë një efektiv të policisë rrugore. Burime nga policia bënë me dije se në pranga ka përfunduar shtetasi Elton Mezini, banues në Tiranë, pasi duke udhëtuar me mjetin tip “Volsvagen Cady”, me targe AA 686 HP, ka tentuar t’i japi 10 mijë lekë policit të qarkullimit rrugor në aksin Fier-Lushnje.

Lidhur me këtë ngjarje reaoi edhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri. Në një status në rrjetin social Facebook, Tahiri shkruan se në pak kohë 20 shtetas janë arrestuar pasi kanë tentuar t’i japin rryshfet policëve të rrugores. Sipas ministrit punonjesi i policisë që deri dje merrte rryshfetin, sot arreston rryshfetdhënësin.

” Kjo është pjesë e angazhimit tonë për të luftuar korrupsionin dhe për ta bërë Policine e Shtetit të pastër nga çdo njollë abuzivizmi e korrupsioni.Rezultatet tona në luftën kundër korrupsionit vijnë vetëm bashkë me qytetarët që denoncojnë kërkesat për rryshfet dhe me policët që arrestojnë qytetarët që ofrojnë rryshfet. Kjo është rruga jonë drejt ” Policinë që duam”, përfundoi Ministri Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat