Gati futja e linjave “Low Cost” të fluturimeve edhe në Shqipëri?

Shqipëria

Gati futja e linjave “Low Cost” të fluturimeve edhe në Shqipëri?

Më: 1 mars 2015 Në ora: 00:31

Nëse vendi ynë arrin që të jetë i pari në rajon për turizmin, këtë atribut e merr në anën e shtrenjtësisë së biletave.

Amelia është një shtetase e huaj e cila tregon se ka herën e saj të 5-të që vjen në Shqipëri.

Çmimi i biletave sipas saj është i lartë, ndërsa nga ana tjetër, lloji i produkteve që ofron transporti ynë ajror është i kufizuar.

“Është hera ime e 5-të që fluturoj nga aeroporti ndërkombëtar i Tiranës. Çmimi i biletave më duket pak i shtrenjtë dhe këtu nuk ofrohen shërbime të tjera më të lira”, ka thëne ajo për Vizion Plus

Përveç tarifave të larta që merr koncesionari i aeroportit, këtu nuk ofrohen linjat e shërbimit Low Cost.

Por nga ana e saj, qeveria ka nisur negociatat me kompaninë gjermane e cila ka të drejtat ekskluzive për fluturimet ajrore, që të mundësohet futja e linjave Low Cost, të cilat do të kenë për qytetarët çmime biletash disa fish më të ulëta.

Shefi i kabinetit në Ministrinë e Transporteve, thotë se po synohet që ky koncesionar të investojë edhe në infrastrukturën e një aeroporti të tillë.

Deri tani nuk është vendosur se ku do të investohet për të krijuar infrastrukturën e një aeroporti të tillë, por mendohet të zgjidhet zona e Kukësit e cila ka një aeroport, ajo e Gjirokastrës, ose ajo e Sarandës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat