Këshilli Studentor-grevistëve: Zhvendosuni, na pengoni mësimin!

Shqipëria

Këshilli Studentor-grevistëve: Zhvendosuni, na pengoni mësimin!

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 23:23

Këshilli Studentor i Universitetit të Shkencave Mjekësore u ka kërkuar studentëve grevistë ta zhvendosin grevën e tyre për të lejuar vijimin normal të mësimit. Mirëpo ardhja e përfaqësuesve të Këshillit Studentor është pritur me ovacione nga ana e grevistëve dhe mbështetësve të tyre.

Kreu i Këshillit Studentor të Mjekësisë tha se studentët kanë të drejtë të protestojnë, por pengojnë mbarëvajtjen e mësimit.

Një ditë nga shpallja e grevës nga studentët e transferuar nga universitetet private të mbyllura në ato shtetërore, ata deklarojnë se nuk janë mirë nga gjendja shëndetësore duke kërkuar praninë e ambulancës dhe të mjekut. Studentët deklarojnë se u mungon baza materiale e nevojshme për të zhvilluar një grevë normale.

40 studentët e transferuar nga universitetet private të mbyllura nga Ministria e Arsimit kërkojnë që tarifa e tyre studentore, prej 2 milionë e 300 mijë lekësh të vjetra, të barazohet me tarifën e studentëve të shtetit.

Berisha: Studentet në grevë për të drejtat e tyre, Rama ushtron terror policor

Ish-kryeministri Berisha ka dalë në mbrojtje të kërkesës së studentëve të transferuar nga universitetet private në ato shetërore, ndërkohë që akuzobn ramën se po ushtron ndaj tyre dhunë policore.

Studentet ngujohen ne greve urie per te drejtat e tyre legjitime, Rama ushtron terror policor ndaj tyre.

Të dashur miq, rreth 50 studentë nga degë të ndryshme, janë ngujuar dje në grevë urie. Ata përfaqësojnë mbi 8000 studentë të shkollave te larta dhe universiteteve private, te cileve pas mbylljes arbitrare te shkollave te tyre qeveria iu premtoi regjistrimin ne deget korresponduese te universiteteve publike me tarifat e ketyre universiteteve. Ne te vertete qeveria i mashtroi, sepse ne kundershtim me premtimin e saj ajo vendosi per keta studente tarifa 7 here me te larta se se per bashkemoshataret e tyre te universiteteve publike.Autoritetet, ne vend qe te dialogojne me studentet e ngujuar per veteflijim, i rrethuan me urdher te Edi Rames me police, te cilet i pengonin ata te merrnin shtrojet dhe rrobat e tjera per greven e tyre te veteflijimit dhe pengonin studentet e tjere te bashkoheshin me grevistet.I bej thirrje qytatareve, te rinjve, studenteve, te solidarizohen dhe te mbeshtesin kerkesat e drejta dhe greven e urise te studenteve te diskriminuar padrejtesisht nga qeveria Rama -Meta. I kerkoj Edi Rames te nderpresi dhunen policore ndaj studenteve, perndryshe do perballet me pasojat e renda te saj. Studentet do fitojne!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat