Dhuna, Basha: Efektivët e policisë mos përlyejnë uniformën, prokuoria të hetojë

Shqipëria

Dhuna, Basha: Efektivët e policisë mos përlyejnë uniformën, prokuoria të hetojë

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 22:15

Kreu i PD, Lulzim Basha duke u nisur nga rastet më të fundit të përplasjes së policisë me qytetarët në Kamëz, apo të studentëve që kanë hyrë në greve urie, i bën thirrje policisë që mos përlyejë uniformën.
Në një postim në rrjetin social facebook, kryedemokrati Basha i kërkon prokurorisë që mos rrijë duarkryq ndaj këtyre rasteve, por të nisi të hetojë.
Lulzim Basha në Facebook: Dhune ne Kamez, dhune ne komisariatin 5, dhune tek greva e urise. Vendi zien, revolta rritet. Rama nuk ka ndermend te degjoje e te jape zgjidhje. Oferta e tij e vetme eshte dhuna. Do te mbaje pergjegjesi ai dhe gjithe sherbyesit e tij te porosive politike me uniformen e shtetit. U bej thirrje efektiveve te policise te mos perlyejne me tej uniformen, te mos zbatojne verberisht urdherat politike per dhunimin e qytetareve dhe te rinjve qe po kerkojne te drejta ekonomike e drejtesi ne arsim! Per cdo shkelje dhe dhunim do japin llogari para ligjit! I bej thirrje prokurorise se Tiranes, mos te rrije duarkryq para ketyre veprave kriminale por te nise menjehere hetimet per shkelesit e ligjit dhe urdheruesit e tyre. Mosveprimi i institucioneve kur dhunohen te drejtat dhe lirite themelore shkaterron nga themelet besimin dhe respektin per to.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat