“Paqe” mes Tom Doshit dhe Saimir Tahirit, takohen kokë më kokë

Shqipëria

“Paqe” mes Tom Doshit dhe Saimir Tahirit, takohen kokë më kokë

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 18:39

Vetem pak minuta me pare, deputeti socialist Tom Doshi, i cili pak dite me pare shpalli lufte me kryeministrin Edi Rama, mesohet se ka patur nje takim koke me koke me ministrin e brendshem Saimir Tahiri. Konfirmimi per takimin e dha dhe vete deputeti Doshi, i kontaktuar nga ABC News me telefon. Ai pranoi qe jane takuar me ministrin e kritikuar ashper here pas here prej tij, dhe saktesoi se ne qender te bashkebisedimit qe ka zgjatur jo pak, ka qene situata e kriminalitetit ne zonen e Shkodres. Doshi nuk preferoi te saktesoje nese ne qender te shqetesimit te tij ka qene kriminaliteti, apo emerimet ne rrethin e drejtuesve te policies. Deputeti i zones se Shkodres Tom Doshi deklaroi se do te shkoje te henen ne mbledhjen e grupit te PS, ku sic perflitet prej ditesh mund edhe te perjashtohet nga grupi parlamentar i PS. Per kete Doshi komentoi duke thene, se eshte heret te flase dhe se duhet pritur vendimi. Qendrimin e tij te metejshem Doshi ia le vendimit te se henes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat