Ministri Haxhinasto apel banorëve dhe bizneseve të fillojnë lidhjet dhe mos të përdorin gropat septike

Shqipëria

Ministri Haxhinasto apel banorëve dhe bizneseve të fillojnë lidhjet dhe mos të përdorin gropat septike

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 17:41

Përfundon Faza 1 e Projektit të Ndërtimit të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Zeza në Velipojë; Kapaciteti për trajtimin e ujërave të zeza, nga sot i aksesueshëm për 18 mijë banorë të zonës

Tiranë më 28 Shkurt 2015

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës Z. Edmond Haxhinasto i shoqëruar nga Zëvendës Ministrja e Integrimit Zj. Erisa Xhixho dhe Shefi i Bashkëpunimit i Delegacionit të BE-së në Shqipëri Z. Yngve Engström inspektuan sot përfundimin e punimeve të Fazës së Parë të projektit të ndërtimit të Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Zeza në zonën e Velipojës.

Ministri Haxhinasto vlerësoi standardin e larta të punimeve në ndërtimin e këtij impianti dhe shprehu falenderimet e tij për financimin e Bashkimit Evropian dhe bashkëpunimin për këtë projekt, si një investim shumë i rëndësishëm për vitalizimin e zonës turistike të Velipojës dhe përmirësimin e jetës së banorëve të saj. “Shumë e rëndësishme, siç kemi kërkuar dhe në vizitën e fundit këtu është të realizohet nga banorët dhe biznesi lidhja sa më shpejt dhe të ndërgjegjësohen të mos të përdorin më gropat septike. Kështu shmanget ndotja mjedisore dhe degradimii ujit të detit apo ujërave të tjerë nëntokësorë. Prandaj një nga detyrat më të rëndësishme për përfundimin me sukses të projektit është lidhja me familjet, me biznesin dhe për këtë kërkoj angazhim maksimal të të gjithë autoriteteve për ndërgjegjësimin e banorëve , duke përfshirë Komunën , Drejtuesit e Ujësjellës-Kanalizimeve Shkodër, që e kanë si detyrë prioritare të fokusojnë gjithë burimet e tyre në realizimin e këtij objektivi”: – tha Ministri Haxhinasto.

Shefi i Bashkëpunimit i Delegacionit të BE-së në Shqipëri Z. Yngve Engström vlerësoi punën në përbylljen e Fazës 1 të projektit dhe theksoi se ky është një nga investimet më të mëdha të BE-së në programin e saj të zonave bregdetare në Shqipëri. “Ky investim është shumë i rëndësishëm për çështjet ambjentale, por gjithashtu edhe për shëndetin e banorëve Do të nënvizoj edhe një herë atë që tha Ministri Haxhinasto, që është e rëndësishme për zhvillimin e industrisë , së bizneseve dhe familjarëve ; realizimi i lidhjeve nga ana e tyre. Ne e dimë që gjithmonë ka një kosto, por krahasuar me përfitimet e mëdha që kemi në ekonomi dhe në turizëm kjo kosto është e pakrahasueshme dhe e papërfillshme”: - tha Engström.

Gjatë këtij inspektimi final u ndezën me kapacitet të plotë makineritë e instaluara në impiant për Fazën 1. Në ditët e ardhshme do të firmoset dhe proçes-verbali i marrjes në dorëzim të objektit mes DPUK-së dhe Delegacionit të BE-së në Shqipëri. UK Fshat Shkodër do të jetë operuesi dhe mirëmbajtësi i këtij sistemi.
Ky projekt IPA (me 3 kontrata punimesh, 2 kontrata shërbimesh dhe 2 kontrata furnizim paisjesh) "Ndërtimi i rrjetit Kanalizimeve të Ujërave të Zeza dhe Impiantit të Trajtimit të Ujërave të Zeza, Velipojë" është financuar nga Bashkimi Evropian në Shqipëri me një vlere totale te investuar për projektin e plotë rreth 18 milionë Euro. Realizimi i plotë i investimit pritet të kryhet brenda muajit Mars 2016. Kapaciteti i ndërtuar për Fazën e Parë të impiantit është 18.000 banorë, me vlerë rreth 3.5 milionë Euro dhe ka përfunduar plotësisht. Përfundimi i projektit në 2016 do të mbulojë 100% kapacitetin e parashikuar ose 55.000 banorë.

Ky projekt do të mundësojë dhe synojë, edhe shmagnien e ndotjes mjedisore, për të evituar praktikën e aplikuar deri më tani të gropave septike në zonën turistike dhe plazhin e Velipojës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat