IKMT mbyll operacionin në Vlorë

Shqipëria

IKMT mbyll operacionin në Vlorë

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 16:26

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit mbyll operacionin në qytetin e Vlorës. Inspektorët identifikuan rreth 1 mijë objekte të paligjshme. Operacioni nisi në datën 2 shkurt dhe përfundoi në datën 26 shkurt. IKMT ka shembur në qytetin e Vlorës 830 objekte, mes tyre: Shtesa, mure, kioska, tenda etj. Ndërkohë që një numër i konsiderueshëm objektesh, janë çmontuar nga vetë qytetarët. IKMT ndërhyri edhe në lagjen “Kushtrimi” në mbështetje të projektit të qeverisë për rrugën “Transballkanike”. Gjatë këtij operacioni u rregjistrua vetëm një incident i lehtë në ditën e fundit të punës, kur gjatë shembjes së një objekti në Ujin e Ftohtë, qytetari që e kishte në përdorim kundërshtoi punonjësit dhe për këtë u kërkua ndërhyrja e forcave të rendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat