Tërhiqet Baftjar Zeqaj

Shqipëria

Tërhiqet Baftjar Zeqaj

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 15:44

Kryebashkiaku i Fierit, Baftjar Zeqaj ka deklaruar se nuk do të rikandidojë në zgjedhjet vendore të 21 qershorit.

Pas nënshkrimit të një marrëveshjeje me kryetarin e Bashkisë së Janinës, Thomas Bengas, për binjakëzimin e dy bashkive, Zeqaj tha se rikandidimi nuk është aspiratë e tij.

Baftjar Zeqaj është në përfundim të mandatit të tretë si kryebashkiak iFierit. Më herët, ai është shprehur se do të jetë në krye të detyrës deri në fund të mandatit të tij, duke iu përgjigjur hamendësimeve për dorëheqje, siç ndodhi me kryebashkiakun e Pogradecit, Artan Shkëmbi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat