Basha: Koalicion me LSI? Shpifje

Shqipëria

Basha: Koalicion me LSI? Shpifje

Më: 28 shkurt 2015 Në ora: 10:36

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur takimet paraelektorale.

Ai ishte në zonën e Shënkollit në Lezhë, ku u pyet në lidhje me disa spekulime se PD do bëjë aleancë me Lëvizjen Socialiste për Integrim.

“Kjo është një shpifje. Koalicioni ynë është me qytetarët e ndershëm. Nuk ka aleancë me dy gjysmat e kalbura të mollës,” tha Basha.

“Kjo qeveri po mundohet të mbulojë dhimbjen me propagandë. E keqja ka mbërthyer vendin,” tha Basha.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat