Bledi Çuçi: Drejt një qeverisje vendore që të garantojë shërbimet

Shqipëria

Bledi Çuçi: Drejt një qeverisje vendore që të garantojë shërbimet

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 22:27

Progresi dhe sfidat e zbatimit të reformës territoriale, kanë qenë në qendër të një takimi që Ministri i Shtetit për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi ka organizuar sot në bashkinë e Urës Vajgurore, e cila e bashkuar me një sërë komunash është një prej 61 njësive të reja vendore në vend.
Puna ka nisur në këtë bashki me inventarizimin e aseteve fikse, pronave nën administrim, konsolidimin e financave të komunave Poshnje, Kutalli dhe Cukalat, të cilat tashmë janë një ndër pesë bashkitë e Qarkut të Beratit.
“Sa më realist të jemi duke para gjendjen aktuale, aq më të sigurt do të jemi në rrugëtimin tonë drejt një qeverisje vendore dhe që të garantojë shërbimet për komunitetet.”- tha Bledi Çuçi.
Prej tre muajsh kjo bashki është pjesë e projektit pilot që synon krijimin e një modeli për konsolidimin administrativ dhe financiar të bashkive të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat