Gjirokastër Harito: Reforma në administratën publike e rëndësishme

Shqipëria

Gjirokastër Harito: Reforma në administratën publike e rëndësishme

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 22:21

Reforma në administratën publike është shumë e rëndësishme dhe rekrutimi i punonjësve për vendet vakante të shpallura nga DAP, realizohet vetëm me anë të konkurseve të zhvilluara nga ky departament.
Gjatë një aktiviteti informues dhe sensibilizues të mbajtur në Universitetin “Eqrem Cabej” në Gjirokastër, ministrja e Inovacionit dhe Administratës Publike Milena Harito, ka pohuar se kjo reformë, sjell mjaft risi duke bërë aplikimin Online në faqen e departamentit, më pas zhvillohet konkursi në dy faza dhe risia tjetër, pas shpalljes së rezultateve fituesi e zgjedh vetë institucionin ku do të punojë.
“Institucionet, pra drejtuesit e institucioneve nuk kanë më asnjë mundësi për zgjedhje, pra bëjnë planin e vendeve të lira që do të kenë gjatë vitit. Gjithë këto i sjellin në atë që quhet departamenti i administratës publike, hapet konkursi, paraseleksionohen, shokohen a plotësohen kriteret.”- tha Milena Harito.
Gjatë konkursit të parë për 120 vende të reja pune, u regjistruan 5200 aplikime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat