Sërish Tom Doshi: Përjashtimi im do jetë fatal për PS-në

Shqipëria

Sërish Tom Doshi: Përjashtimi im do jetë fatal për PS-në

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 18:51

Deputeti socialist, Tom Doshi, ka reaguar në FB pas lajmeve të fundit se ai mund të jetë tërhequr nga “lufta” me kryeministrin Edi Rama.

Duke iu drejtuar zgjedhësve, Doshi thotë se nuk e bën këtë për interesa personale, por vetëm për votuesit.

“Te nderuar bashkëqytetare, e shikoj te arsyeshme qe perballe jush te komentoj reagimin tem karrshi kryeministrit dhe qeverise.Un jam deputet i kuvendit por mbi te gjitha jam perfaqesues i bashkeqytetareve te mi.Premtimet e dhena jane detyre jone per tu mbajt dhe une bej pjese ne grupin e politikaneve qe premtimet i japin sepse ne qeverisje duan ti shikojne te realizuara.Nuk ndaj asnje interes personal per reagimin sepse te gjithe e dine qe anen personale unë e kam pas te mire menaxhuar perpara se te behesha pjese e politikes.Unë kam nevoje qe te ju shikoj drejt ne sy ju qe me besuat dhe ndaj jam i gatshem gjithmone qe te reagoj.Me shume respekt dhe mirenjohje Tom Doshi,” shkruan deputeti socialist.

Ndërkohë në media janë shtuar zërat se ai mund të përjashtohet nga PS.

I kontaktuar nga ABC News, Tom Doshi u shpreh i bindur se e ka të drejtën në anën e tij dhe theksoi se nuk sheh asnjë mundësi që grupi parlamentar ta përjashtojë.

Një lëvizje e tillë, sipas tij, do të ishte fatale për Partinë Socialiste.

Prova e forcës pritet të zhvillohet në mbledhjen e ardhshme të grupit parlamentar, në program mes të hënës dhe të martës së ardhshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat