ALUIZNI, janë 427 mijë objekte pa leje në të gjithë vendin

Shqipëria

ALUIZNI, janë 427 mijë objekte pa leje në të gjithë vendin

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 18:25

Nisi sot punimet tryeza rajonale “Informaliteti në Territor, Sfida dhe Zgjidhje” me përfaqësues të institucioneve përkatëse nga vendet e Ballkanit, Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi.

Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-t, Artan Lame e cilësoi një problem tipik ballkanas problemin e kontrollit mbi territorin, ndërsa shtoi se qeveria aktuale e ka vendosur zgjidhjen e këtij problemi në prioritet.

Përllogaritja e fundit e bërë për rastin shqiptar kap shifrën e 427 mijë objekte pa leje, por Lame theksoi se vetëm vitin e fundit janë legalizuar më tepër objekte se në 8 vitet e mëparshme të mbledhura së bashku.

Nga ana e tij zëvendëskryeministri Niko Peleshi e cilësoi këtë problem si një çështje të tranzicionit dhe tha se ky takim është i rëndësishëm pasi adreson një nga çështjet e ditës, çështje që qeveria shqiptare ka vendosur ta adresojë me prioritet dhe shpejtësi, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat