Doda: Jam kundër legalizimit të kanabisit mjekësor

Shqipëria

Doda: Jam kundër legalizimit të kanabisit mjekësor

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 16:08

Medila Doda i është shtuar zërave kundër brenda Partisë Demokratike që kanë dalë publikisht kundër legalizimit të kanabisit për qëllim mjekësor.

Pak ditë më parë ishte ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, i cili tha se nuk “ekziston termi i kanabisit mjekësor”. Ndërsa sot, Doda u shpreh se legalizimi i kanabisit “nuk ka asnjë qëllim mjekësor dhe as sens progresiv”.

“Përdorimi i këtyre substancave është vërtetuar se është shkatërrimtare për njeriun, veçanërisht për rininë, e cila konsumon bashkë me hashashin etapën e parë të futjes në tunelin e drogës dhe varësisë shkatërrimtare prej saj”, shprehet deputetja e PD-së.

Mesila Doda e shtjellon argumentin e saj duke thënë se, “në vendet ku është legalizuar kjo substancë ka patur rritje të përdoruesve e bashkë me të edhe të varësisë nga drogat e tjera”. Për këtë arsye ajo thekson se, do të punojë kundër kësaj iniciative.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat