PD kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri

Shqipëria

PD kërkon dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 15:41

Partia Demokratike kërkoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri.
Sekretari i përgjithshëm Arben Ristani tha sot se Tahiri duhet të mbajë përgjegjësi për gënjeshtrën me bisht se Shqipëria është anëtare me të drejta të plota e Europol.

Deklarata e plote e Arben Ristanit
Ministri i Brendshëm u shfaq mbrëmë para publikut, ndërkohë që, Shqipëria është sot, më e pasigurtë se asnjëherë më parë. Bilancit të rënduar të krimeve, grabitjeve e tritolit, Ministri i shtoi edhe një seri gënjeshtrash skandaloze.
Gënjeu kur tha se Shqipëria është më e sigurtë, kur siguri kanë vetëm kriminelët, dhe kur grabitjet, vjedhjet, rrëmbimet, po bëjnë kërdinë.
Gënjeu kur tha se nuk ka lidhje me Emiliano Shullazin.
Fshehu të vërtetën për aksionin e fabrikës së Kokainës dhe lidhjet e tyre me qeveritarët, duke mashtruar për aksionet e përbashkëta me partnerët ndërkombëtarë.
Eshtë e qartë si drita e diellit, në progres raportin e Bashkimit Europian dhe atë të Departamentit të Shtetit, se këto aksione janë sot më të pakta se më parë.
Nuk iu përgjigj pyetjes për të inkriminuarit që janë emëruar në Policinë e Shtetit dhe për numëruesit e votave të Partisë Socialiste që e drejtojnë sot Policinë.
Gënjeu publikisht kur tha se; ai, paska anëtarësuar Shqipërinë me të drejta të plota në Europol.
Gënjeshtër me bisht, thotë populli. Anëtarë me të dreta të plota në Europol janë vetëm vendet anëtare të Bashkimit Euriopian.
Mes fantazisë e mashtrimit përgjatë 3 orëve intervistë, kjo ishte e pavërteta më lapidare e Tahirit, anëtarësimi i Shqipërisë në Europol, prej atij vetë.
Tahiri përsëriti shpesh një shprehje; se ai mban përgjegjësi për atë që thotë, por mashtroi publikisht me deklarata të rreme.
Kjo shkallë mashtrimi tregon se për Tahirin dhe qeverinë kjo është kthyer në normë, dhe ata janë tashmë tërësisht të pabesueshëm.
Nëse i ka mbetur pak dinjitet, le ta nisë, duke mbajtur përgjegjësi për gënjeshtrën e Europolit.
Të mbash përgjegjësi, do të thotë të japësh dorëheqjen.
Partia Demokratike i kërkon ministrit ta mbajë dhe ta ushtrojë këtë përgjegjësi.
Kjo është e mjaftueshme besojmë, për Edi Ramën, që ta largojë Ministrin nga detyra, kur ai gënjen publikisht dhe nuk mban përgjegjësi për ato që thotë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat