Beqaj: Testimi i domosdoshëm, një në katër mjekë nuk marrin kreditet

Shqipëria

Beqaj: Testimi i domosdoshëm, një në katër mjekë nuk marrin kreditet

Më: 27 shkurt 2015 Në ora: 14:50

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, në nje konferencë për shtyp, bëri të ditur sot të dhënat paraprake për përmbushjen e detyrimeve të programit pesëvjeçar të ricertifikimit 2010- 2014 për profesionistët e shëndetësisë.

Sipas tij, mjekët e kanë të detyrueshme të mbledhin kreditet, përkatësisht 150 kredite, ndërsa dentistët dhe farmacistët nga 100 kredite.

Beqaj sqaroi se “në spitalet universitare 1 në 4 mjekë nuk i ka marrë kreditet e kërkuara. Le të themi që edhe profesione që janë kryesisht të sektorit jopublik, siç është rasti i stomatologjisë, 1 në 2 persona nuk ka marrë kredite dhe 1 në 5 persona ka marrë 0 kredite. Praktikisht, në 16 prill është e sigurt që 1 në 5 stomatologë nuk mund të vazhdojë më të ushtrojë profesionin deri sa të hyjë në proces te ricertifikimit”.

Ai theksoi se përtej këtij vleresimi, që ështe kryesisht i përpjekjeve të pamjaftueshme, edhe vleresimi i cilësisë mbetet i nevojshëm. Për profesionistet e shëndetesisë që punojnë në intitucione publike dhe për drejtuesit e intitucioneve, vendet e tyre do të shpallen vakante.

Drejtorja e Qendrës së Edukimit në Vazhdim, Entela Shehu, u shpreh se “qendrat shëndetësore parashikojne që një përqindje te vogel te buxhetit të tyre do t’ia kushtojne edukimit të vazhdueshëm. Pra, është e vedosur që në vitin 2015, 1 % e fondit të pagesave shëndetësore do të shpenzohen për të organizuar aktivitete të ndryshme të edukitmit të vazhdueshëm për punonjësit apo për të kompesuar shpenzimet që ata kanë për edukimin e vazhdueshëm. Pra është një proces i vazhdueshëm”.

Nga ana tjetër, Shehu shtoi se “jo çdo kredit paguhet, 20 % e krediteve mund te mblidhen nëpëmjet referimit të librave shkencore që kanë lexuar, nëpërmjet aktiviteteve të tjera qe do mund të zvillohen në intitucione shëndetësore, trajnime konferenca të organizuar nga ministria e Shëndetesisë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat