Kreshnik Spahiu: Toma ka fakte për kokainën e qeverisë. PD të bojkotojë zgjedhjet!

Shqipëria

Kreshnik Spahiu: Toma ka fakte për kokainën e qeverisë. PD të bojkotojë zgjedhjet!

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 22:32

Kreshnik Spahiu i ftuar sonte në Agon Channel në emisionin Watching përballë gazetares Menada Zaimi theksoi se në Shqipëri është shumë e vështirë të realizohen zgjedhjet lokale. Sipas tij, ngjarje të caktuara do të arrijnë të pengojnë zgjedhjet vendore, pasi në gjendjen që ndodhet vendi ynë sot, ka nevojë për një rotacion politik.
Spahiu nënvizoi me të madhe faktin e zgjedhjeve të parakohëshme, pasi sipas tij, Shqipëria është kthyer e pasigurtë për jetën e qytetarëve.
“Nuk ndodh asnjë ditë që në Shqipëri mos të ketë një vrasje, grabitje, përdhunime femrash, qytet tona janë kthyer në një gjendje të plotë pasigurie”,- citohet nga fjala e Spahiut.
Ndërsa, bëri me dije se Aleanca KuqeZi do t’i bëjë thirrje PD-së të mos hyjë në zgjedhjet lokale. Spahiu argumentoi se ndarja e hartës elektorale ka sjellur një fitore absolute të së majtës në tavolinë dhe krejtësisht jashtë konkurrencës së ndershme të forcave politike shqiptare.
Pikërisht këto pazare-thekson Spahiu- e nxjerrin PD-në forcë të tretë, pas LSI-së.
Një arsye tjetër për të mos marrë pjesë në këto zgjedhje të 2015 është edhe fakti ku vota e emigrantit ende nuk është bërë realitet. Spahiu bëri me dije se kjo është një nga absurditetet e këtij vendi që ende nuk ka kryer një nga procedurat më legjitime dhe më korrekte të një gare.
Ai tha se nga këto zgjedhje të majtit sot ende vazhdojnë të përjashtojnë rreth 2 milion shqiptarë nga zgjedhjet vendore.
Gjatë intervistës, kreu i Ak-së Kreshnik Spahiu u pyet nga gazetarja Zaimi edhe për pozicionin e Partisë Demokratike dhe, sipas tij, demokratët janë pushtuar nga dy rryma të fuqishme brenda vetvetes, njëra kërkon që lideri aktual Basha duhet të rikandidojë edhe njëherë për kreun e bashkisë, ndërsa tjetra, nënvizon se Basha nuk duhet të bëjë të njëjtin gabim që bëri edhe vetë Rama disa vite më parë.
Përsa i përket çështjes në fjalë, Spahiu kishte një mendim të ndryshëm nga rrymat që kanë mbërthyer PD-në. Ai mendon që kjo forcë politike duhet të bojkotojë zgjedhjet dhe nuk ka arsye të flitet për rikandidim.
Në intervistën 60 minuteshe të Spahiut në Agon Channel u fol shumë gjatë edhe për reagimin e sotëm të deputetit socialist Tom Doshi. Spahiu nënvizoi se deputeti Doshi është një person me kontribute të mëdha brenda PS-së dhe krejt ndryshe nga të tjerët nuk ka përfituar asgjë nga pushteti i majtë.
Sipas Spahiut, ky fakt e bën Doshin të jetë më i ndjeshëm ndaj kësaj theqafje ekonomike, politike, morale dhe në fushën e sigurisë që ka mbërthyer vendin tonë.
Kreu i AK-së gjatë intervistës la të nënkuptohej se Tom Doshi ka kapur peng Edi Ramën, pasi ai ka qenë një faktor kyç i luftës dhe mbajtjes së PS-së në opozitë dhe një nga motorët gjenerues të rrugëtimit të saj drejt ditës së ardhjes në pushtet.
Spahiu tha se Toma ka qenë dëshmitar i organizimit të 21 janarit, i labratorit të kokainës, i konflikteve të ndryshme brenda të majtës, i favorizimit të bandave të të fortëve të Tiranës dhe për hir të gjithë këtij informacioni ai është edhe një personazh që ka forcën dhe guximin për të mbajtur peng Kryeministrin Rama.
Ndër të tjera, Kreshnik Spahiu tha se Partia Socialiste sot drejtohet nga një mungesë e plotë morali dhe dinjiteti, dhe në vend që të kishim një parti me ideale të majta, që është në mbrotje të qytetarit të varfër, të publikes, sot ne kemi në qeverisje dy banda të ndryshme që kanë ngrehur luftën për të rrëmbyer sa më shumë nga pushteti që kanë fituar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat