Testimi i mjekëve, Vokshi: Ministri të dorëhiqet. Reagon Beqaj: Është i domosdoshëm

Shqipëria

Testimi i mjekëve, Vokshi: Ministri të dorëhiqet. Reagon Beqaj: Është i domosdoshëm

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 22:18

Kuvendi ka nisur seancën e sotme plenare ku veç diskutimit të disa projektligjeve, pritet të zgjidhet edhe anëtari i bordit drejtues të Bankës së Shqipërisë.

Testimi i mjekëve dhe infermierëve ka ngjallur sërish debat mes deputetëve të PD dhe ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Deputetja demokrate, Albana Vokshi ka vlerësuar vendimin e dhënë një ditë më parë nga Gjykata Kushtetuese për pezullimin e testimit dhe ka kërkuar nga ministri Beqaj të tërhiqet nga nisma e tij dhe të dorëhiqet nga posti i ministrit.

“Vendimi që të testoheshin mjekët dhe infermierët ishte një presion i dukshëm. Me vendimin e Gjykatës për pezullimin e testimit, u pezulluat edhe ju zoti ministër. Tërheqje apo dorëheqje, duhet t’i bësh të dyja zoti ministër”, – tha Vokshi.

Ndërkohë, në përgjigje të deklaratës së deputetes demokrate, ministri i Shëndetësisë theksoi se testimi mbetet një domosdoshmëri nisur nga situata në të cilën gjendet shëndetësia sot, duke shtuar se ai nuk do të ndikojë aspak në punën e mjekëve apo në pagat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat