Berisha-Braçes: Do të ngelin halat në fyt. Deputeti i PS: Je kriminel

Shqipëria

Berisha-Braçes: Do të ngelin halat në fyt. Deputeti i PS: Je kriminel

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 22:17

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe deputeti socialist Erion Braçe janë përfshirë në debate të zjarrta në parlament. Berisha ka akuzuar deputetin socialist se është i zhytur afera korruptive duke e lidhur emrin e tij me lagunën e Karavastasë që sipas tij administrohet në mënyrë të jashtëligjshme nga njerëz të Braçes. Por debuteti socialist e ka cilësuar Berishën si një kriminel që akoma nuk është përpara drejtësisë.
Sali Berisha: “Natyrisht, që kur është zhytur në baltën e Karavastasë nuk do të dëgjojë më për qytetarët. Tani ka peshkun zotëria, por i bindur të jesh që halat do të ngelin në fyt ty, ty dhe shumë të tjerëve.
Erjon Braçe: Më e patolerueshme është që ky njeri, Sali Berisha vjen këtu dhe bën zëdhënësin e grupeve kriminale. Por do të gjeni në këtë sallë plot nga ata të shprehin pakënaqësinë sesi njëkriminel ordiner si Berisha vazhdon të merret me politikë në këtë sallë dhe nuk është përpara organeve të drejtësisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat