Tahiri: Tom Doshi si Sali Berisha

Shqipëria

Tahiri: Tom Doshi si Sali Berisha

Më: 26 shkurt 2015 Në ora: 22:02

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri e ka krahasuar deputetin socialist Tom Doshi me ish-kryeministrin Sali Berisha.

Tahiri i ka quajtur deklaratat e Doshit gjatë ditës së sotme si “banale”.

“Niveli banal i akuzave dhe shpifjeve të tipit të Berishës dhe akoma më keq më vjën që këtij niveli i shtohen edhe përfaqësues të mazhorancës.

Kryeministri dhe secili prej ministrave, mazhoranca në tërësi është angazhuar për sigurinë e qytetarëve.

Këta njerëz duan të marrin peng qeverisjen”, tha gjatë emisioni “Opinion”, ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.

Tritoli ndaj familjes time, akt terrorist

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka thënë se shpërthimi në farmacinë e babait të tij është një akt terrorist për këtë qëllim janë vënë në pranga 5 persona dhe dy të tjerë janë në kërkim ndërkombëtar për “akte terroriste”

Duke folur në emisioni “Opinion” të Blendi Fevziut Tahiri tha se: “Ishin ngjarje terroriste që sipas policisë dhe prokurorisë janë zbardhur”.

“Personat përgjegjës janë në burg dhe dy të tjerë në kërkim. Edhe ata janë në kërkim kombëtar e ndërkombëtar për terrorizëm”, tha ministri i Brendshëm.

Ndërkaq Tahiri tha se “motivin për shpërthimet pritet që ta zbardhin hetimet”.

Ministri i Brendshëm nuk la pa sulmuar edhe opozitën që i përdori këto ngjarje për sulme politike.

“Ngjarja në familjen time është njësoj si në çdo famije shqiptare”, tha në .

“Ajo ngjarje ka treguar se sa e pashpresë është opozita dhe sa solidarë janë qytetarët shqiptarë.

Ai ishte një moment për të na kujtuar të gjithëve se ka vetëm një rrugë për të bërë këtë vend më të sigurtë: Për të besuar tek policia, tek njëri tjetri.

Në asnjë vend të botës, policia nuk bën dot vetëm.

Më vjen keq që opozita nuk gjen shtegun ta bëjë këtë edhe përballë qyterarëve dhe gjen shtegun politik për të sulmuar”, tha Tahiri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat