Evakuohen 300 familje në Vlorë

Shqipëria

Evakuohen 300 familje në Vlorë

Më: 1 shkurt 2015 Në ora: 20:35

Situata është përkeqësuar në qytetin e Vlorës ku vërshimi i lumit Vjosë ka çarë argjinaturë e urës së Mifolit, duke përmbytur 10 shtëpi në këtë zonë.

Por ndërkaq në fshatrat Fitore dhe Bishan situata është shumë kritike. Aktualisht deri në mbrëmje ishin evakuaur 300 familje. Sipas të dhënave nga zona, gjendja më e rënduar është në fshatin Bishan.

Në kushtet e përmbytjeve të qindra hektarëve tokë e dhjetëra banesave, Shtabi i Emergjencave vendosi për evakuimin e detyrueshëm të banorëve.

Janë evakuuar deri më tani rreth 70 familje, në komunën e Novoselës, në urën e Mifolit po në Vlorë ndërsa 120 të tjerë pritet të evakuohen.

Prefektja e qarkut Vlorë, Etjona Hoxha dhe kryetari i komunës Novoselë, Kanan Shakaj vijojnë apelin veçanërisht atyre që ndodhen pranë lumenjve, “që të largohen nga shtëpitë për të shmangur katastrofat në jetë njerëzish”.

Po punohet jo vetëm për shpëtimin e jetëve të njerëzve, por edhe të bagëtive, thanë burime të pushtetit lokal, ndërsa dëmet janë të konsiderueshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat